image Haradinaj uron ShBA-të për përvjetorin e ushtrisë: Përjetë mirënjohës për ndihmën ndaj popullit shqiptar

Politikë

Haradinaj uron ShBA-të për përvjetorin e ushtrisë: Përjetë mirënjohës për ndihmën ndaj popullit shqiptar

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar ShBA-të me rastin e 248-vjetorit të krijimit të ushtrisë amerikane.

Haradinaj ka thënë se shembulli i sakrificës e atdhedashurisë mbetet frymëzim për ne dhe Ushtrinë e Kosovës.

“Në këtë ditë historike për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ushtrinë e saj, uroj përzemërsisht popullin amerikan dhe përfaqësuesit e institucioneve mbrojtëse të ShBA-së, me rastin e 248-vjetorit të krijimit të ushtrisë amerikane.

“Shembulli i juaj i sakrificës, trimërisë, përkushtimit dhe atdhedashurisë ishte dhe do të mbetet gjithnjë frymëzim për ne dhe Ushtrinë e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se populli ynë do të jetë mirënjohës përjetë për ndihmën e popullit dhe ushtrisë amerikane.

“Të drejtën për të jetuar të lirë e kemi arritur falë ndihmës në kohë të duhur të Ushtrisë Amerikane dhe NATO-s, të cilët shpëtuan popullin tonë nga tragjedia dhe spastrimi etnik”.

“Kosova do të dijë ta ruajë dhe forcojë partneritetin me NATO-n, veçmas me ShBA-të. Populli ynë do të jetë përjetë mirënjohës për kontributin e madh që ushtria dhe populli amerikan kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për vendin tonë”, ka përfunduar Haradinaj.

/GazetaSinjali/