Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e Ditës së Pavarsisë, përcjell Gazeta Sinjali
Haradinaj tha se 4 Korriku përçon mesazhin e idealeve të larta dhe vlerave universale të demokracisë, 4 korriku është vet mesazhi i lirisë së kombeve.
“Kosova do të jetë gjithmonë përkrah Amerikës, e cila është shembull që ne me krenari e ndjekim. Andaj 4 korriku është edhe festë e jona”, shkroi Haradinaj në Facebook.
Tutje ai ka shtuar se 4 korriku është vet mesazhi i lirisë së kombeve. /Gazeta Sinjali/