Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e 15-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Përmes një video në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj duke uruar qytetarët e Kosovës, bashkëatdhetarët dhe shqiptarët kudo në botë, ka thënë se miqësia me aleatët tanë të prirë nga Amerika, duhet të jetë e përjetshme.
Postimi i tij:
“E përjetshme qoftë miqësia jonë me miqtë tanë. Me aleancën e NATO-s të prirë nga Amerika”, ka thënë Haradinaj.
“Të dashur qytetarë të Kosovës, Të dashur shqiptarë kudo që jeni, në trojet tona e në diasporë. Shumë të respektuar miq të Kosovës e të kombit tonë,
Sot me gëzim ju them urime përvjetori i pavarësisë së Kosovës dhe po ashtu ju them e përjetshme qoftë pavarësia e liria jonë. E përjetshme qoftë miqësia jonë me miqtë tanë. Me aleancën e NATO-s të prirë nga Amerika. Zoti e bekoftë Kosovën! Zoti e bekoftë kombin shqiptar! Zoti i bekoftë miqtë e shqiptarëve! Gëzuar”.