Forumi Shqiptarë në krye me Nik Gjeloshaj ka fituar 18 mandate në zgjedhjet e mbajtura në Tuz të Malit të Zi.
Rreth kësaj ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se në një datë kaq të rendësishme, morën atë që u takon.
“Forumi Shqiptar fitoi të drejtën për të qeverisur me Tuzin. Urime shqiptarëve të Tuzit që në një datë kaq të rëndësishme, morën atë që u takon, fitoren e tyre në vendin e tyre. Urime Malësi! Të fala nga Kosova!” – ka shkruar Haradinaj në Facebook.