Me rastin e hyrjes në muajin e shenjtë, Muharrem, ish kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, u ka uruar agjërim të lehtë besimtarëve myslimanë me anë të një statusi në llogarinë e tij të Facebook-ut.
“Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë Muharrem, të gjithë besimtarëve të Tarikateve në Kosovë, u dëshiroj agjërim të lehtë gjatë kësaj periudhe dhjetëditëshe, në shenjë të përkujtimit të sakrificës së Qerbelasë”, ka shkruar Haradinaj.