Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ai i ka çuar në opozitë ata të cilët sipas tij kanë dashur ta ndajnë Kosovën.
Këto komente Haradinaj i ka bërë në “Debat Plus”, në RTV Dukagjini duke thënë se ku do të që të jetë do të mbajë qëndrimin e tij, kundër ndarjes së Kosovës.
“Unë e ndjej atdheun tim. E kam më shumë se parti, më shumë se pushtet më shumë se sa çfarë bëjë nesër. Ky është një dallim substancial i imi prej tjerëve. Kur kam dhënë dorëheqje e kam thënë edhe në këtë studio, gjysma e politikës ka qenë e dorëzuar para ndarjes. Ata që i kam çu në opozitë ia kanë bërë amin ndarjes dhe unë i çoj në shtëpi ata që dëshirojnë me nda vendin tim”, ka pohuar ai.
Haradinaj ka thënë se është testuar deri në ditën e zgjedhjeve se mos po ndryshon qëndrim sa i përket ndarjes së Kosovës. /Gazeta sinjali/