image Haradinaj tregon se pse e kishte pritur Radoiçiqin në zyrë

Politikë

Haradinaj tregon se pse e kishte pritur Radoiçiqin në zyrë

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka folur për kohën kur ishte kryeministër.

Ai tregoi edhe arsyen se pse e kishte pritur Milan Radoiçiqin, në zyren e tij.

Haradinaj tha se në atë kohë Radojiçiq nuk ishte i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Në kohën e krijimit të ushtrisë së Kosovës kemi zhvilluar biseda me të për ligjet për ushtrinë. Në atë kohë jam munduar t’u shpjegoj se ligjet tona nuk janë kundër serbëve të Kosovës dhe u kam siguruar atyre që edhe fëmija i tyre mund të bëhet pjesë e ushtrisë së Kosovës. Ata nuk ranë dakord. Ata kërkonin që në ligj të shtohet një nen ku të thuhet se ushtria e Kosovës nuk shkon në veri pa lejen e NATO dhe KFOR”, tha Haradinaj për Euronews Albania.

Ish-kryeministri i Kosovës shtoi se ngjarja e ndodhur në Banjskë ishte një sulm i pastër terrorist, që u neutralizua falë profesionalizimit të policisë së Kosovës.

/GazetaSinjali/