image Haradinaj tregon se çka i kërkoi Ramës në takim

Politikë

Haradinaj tregon se çka i kërkoi Ramës në takim

news image

Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka zhvilluar takim edhe me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Haradinaj nëpërmjet një postimi në Facebook ka shkruar se Edi Ramës në takim ia kërkoi hekurudhën Kosovë-Shqipëri.

Postimi i plotë

RAMËS I KERKOVA HEKURUDHËN KOSOVË – SHQIPËRI

Me Kryeministrin Edi Rama diskutuam çështjen e finalizimit të hekurudhës Prishtinë – Durrës si projekt i domosdoshëm, që lehtëson qarkullimin dhe lidh edhe më tepër vendet tona, i rëndësishëm për forcimin e sigurisë në rajon dhe integrimin në NATO.

Po ashtu, diskutuam për gjendjen e sigurisë në Kosovë me theks të veçantë në veriun e vendit.

Bashkëpunimi vëllezëror ndërmjet dy vendeve tona është jetik për zhvillimin e gjithëmbarshëm. Qeveritë në Prishtinë dhe Tiranë duhet të bëjnë të pamundurën që të heqin të gjitha barrierat që vështirësojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat e posaçërisht në atë ekonomike.

/Gazeta Sinjali/