image Haradinaj tregon se a do të ketë kandidatë nga AAK që kanë probleme me ligjin

Kosovë

Haradinaj tregon se a do të ketë kandidatë nga AAK që kanë probleme me ligjin

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, nuk e ka mohuar se në listën zgjedhore të AAK-së dhe PSD-së do të ketë kandidatë me aktakuza.

Ai ka thënë se përderisa ligji nuk e ndalon një gjë të tillë, as ai nuk do ta ndalon.

“Me 7 shtator në Prishtinë e nisim së bashku ofertën tonë ku do të kemi një takim të përbashkët ku do të paraqesim kandidatët. Do të respektohen ligjet e Kosovës, të drejtat që nuk ja ndalon ligji e kem të pamundur ne të ja ndalojmë ne atyre kandidatëve, ligji i  Kosovës duhet me qartësua edhe më shumë. Ne po punojmë me i fitu zgjedhjet nuk është koha e ofertave të tilla korrupsion është prezent që 20 vjet ai duhet të luftohet çdo ditë “, tha Haradinaj në konferencës për media