Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka thumbuar sot kundërshtarët e tij politik në vizitën e tij në Istog ku është takuar me këshillin drejtues të AAK-së.
Ndonëse nuk ka përmendur emra, Haradinaj ka thumbuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, duke thënë se nuk ka qenë e lehtë të kundërshtojë projektin për copëtimin e Kosovës.
Më tutje ka përmendur edhe disa çështje si të arritura ku sipas tij, ai është meritori.
“Nuk ishte e lehtë t’i dal përballë projektit për copëtimin e Kosovës. Nuk ishte lehtë krijimi i ushtrisë, as përmbyllja e Trepçës dhe temave tjera madhore të interesit nacional. Por qëndrueshmëria dhe konsistenca u shpaguan, sot jemi më afër se kurrë projektit tonë 100% shtet. Me Këshillin Drejtues dhe strukturat e Aleances në Istog, bashkë për fitore”, ka shkruar Haradinaj.