Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, gjatë një intervistë të dhënë për Telegrafin ka folur për kundër-kandidatët e tij politikë. Ai ka thënë se premtimet që po bëhen nga ana e tyre janë jo reale.
“Ka një lloj jo realizimi tek oponentët, për shkak se jam në qeveri dhe i di temat dhe mundem me vlerësu premtimet reale. Kadri Veseli është duke folur për legalizim të objekteve, nuk e di nëse i ka tregu dikush së është aprovuar ligji para një viti, ligji është aprovu në qeveri dhe nuk ka punë për legalizim”.
“Vjosa Osmani thotë se dua me ç’kap shtetin, me i thanë Vjosës me kanë që e ç’kap shtetin nuk e kishit kap sepse LDK ka qenë pjesë e qeverisë.Albin Kurti ka fol për ekonomi, gati na ka kthy në kohën sikur në Shqipëri, mendon që duhet me u kthy në një ekonomi komuniste, me i thanë se ka dështu ajo ekonomi në gjithë botën”, ka theksuar ai.
Haradinaj ka thënë se pas zgjedhjeve nuk synon që të krijohet formula e njëjtë e qeverisë.
“Synoj qeveri më të mirë, qëllimi qeverisës është të mos krijohet ekipi i njëjtë. Fakti që kam shkuar zgjedhje kështu është që synojë tjetër qeveri, nuk është mirë të vazhdohet qeverisja e njëjte nëse partitë e njëjta rikthehen në qeverisje është vështirë për Kosovën”, ka deklaruar Haradinaj.
Më tutje ka thënë se partitë tjera nuk kanë pozicion të qartë sa i përket dialogut, dhe se deri tani procesi i dialogut ka qenë jo transparent. Gjithashtu ai ka pohuar se taksa 100 për qind duhet të mbetet deri në njohje dhe marrëveshja me Serbinë duhet të ndodhë brenda kufijve ekzistues./Gazeta Sinjali/