Kryeministri i Kosovës në largim, Ramush Haradinaj, ka thumbuar Albin Kurtin që si kandidat i VV-së fitoi në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit për taksën e Kosovës ndaj Serbisë.
Ai ka thënë se taksa duhet të qëndrojë si dënim, ndaj Serbisë, ndërsa idenë e Kurtit për reciprocitete e mbështetë. Ka thënë se nuk arrin ta kuptojë përse duhet ta heq taksën për t’i kthyer mallrat serbe.
Në anën tjetër kur është pyetur për fitimin e Kosovës nga vendosja e taksën, ai ka thënë se Kosova ka fituar nga prodhimet vendore, si dhe nga distancimi i tryezës së Moghernit.
“Analiza është prezentë në vazhdimësi, një vakum prej produkteve të Serbisë, është rritur produkti vendor, vazhdimisht ka pasur prodhime. Politikisht e kanë konsoliduar shtetin e Kosovës të paktën e kanë distancuar nga tavolina e Mogherinit”
“Unë e pëlqej idenë e reciprocitetit, por le të mbetet edhe taksa për shkak se është një dënim, ka edhe aspekte të tjera që mundemi me i dënuar, por le të mbetet taksa. Nuk po mundëm me i kuptuar pse me i kthyer mallrat serbe, më të vërtetë nuk po mundem me i kuptuar”, ka deklaruar Haradinaj./Gazeta Sinjali/