image Haradinaj thotë se qanë me romane dhe me filma

Kosovë

Haradinaj thotë se qanë me romane dhe me filma

news image

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka folur për tema jashtë politikës. Ai thotë se s’mban mend ndonjë moment konkret kur ka qarë, por ka shumë gjëra që e bëjnë të ndjeshëm.

Derisa bashkëshortja e tij Anita Haradinaj thotë se nuk e kujton për vite të tëra ta ketë parë burrin e saj duke qarë, Haradinaj thotë se ka momente që ai përlotët.

“Kur jam duke lexuar ndonjë roman me ndonjë ngjarje të dhimbshme, më rrjedhin lotët pa e ditur. Njëjtë edhe kur shikoj ndonjë film”, thotë kryeministri në detyrë.

Ndërkaq bashkëshortja e tij ka thënë se e mban mend Ramushin të mërzitur kur është ftuar për herë të parë nga Tribunali i Hagës, gjersa djali i tyre i madh, Gjini, sapo kishte lindur.