Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar rreth trajtimit që po i bëhet kryetarit të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, nga Qeveria e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas tij, Pacollit po i bëhet trajtim i padinjitetshëm në kundërshtim me Kushtetutën e cila i garanton deputetit pacënueshmëri nga agjendat politike.
“Gjithmonë kam qenë kundër trajtimit të padinjitetshëm të kujtdoqoftë, duke mos përjashtuar këtu edhe trajtimin, potencialisht të keq të aktivistëve të VV-së dikur. Pa ndryshu asnjë shkronjë, sot e kundërshtoj fuqishëm trajtimin e padinjitetshëm të një të zgjedhuri të popullit, siç është deputeti Behgjet Pacolli. Sipas Kushtetutës, mandati i deputetit është i pacënueshëm dhe i pandikueshëm nga agjendat politike”, cka shkruar Haradinaj në Facabook./Gazeta Sinjali/