Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj e ka cilësuar gabim vendimin e Qeverisë Kurti që Glauk Konjufca të emërohet ministër i Punëve të Jashtme.
Sipas Haradinajt, kryeministri Kurti në politikën e jashtme është i dobët dhe ka bërë gabim që e ka vendosur Glauk Konjufcën në postin e ministrit të jashtëm, pasi sipas tij ai nuk ka përvojë.
“Mendoj që Kurti nuk është aq konvencional në politiken e jashtmen rajonale. Ai e ka një qasje ma specifike, edhe ai evoluon gradualisht por nuk e ka një qasje të profilizuar se kush është në politikën bilaterale Kosovë-Serbi sepse i ka ndryshuar qëndrimet në këto tema. Mendoj që ai e ka pak hendek në këtë çështje, ai në politikë të jashtme është bukur i dobët dhe ka bërë gabim që e ka vendosur Glaukun ministër të jashtëm, se nuk ka përvojë, është i ri, nuk është dashur ta marrë atë punë, është dashur të marrë punë të tjera pse jo, i takon”, ka thënë Haradinaj në emisionin Rubikon./Gazeta Sinjali/