image Haradinaj thirrje shqiptarëve në Mal të Zi: E domosdoshme të jemi në linjë me ShBA-të dhe BE-në

Politikë

Haradinaj thirrje shqiptarëve në Mal të Zi: E domosdoshme të jemi në linjë me ShBA-të dhe BE-në

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për zhvillimet në Mal të Zi ku pritet që të formohet qeveria e re.

Haradinaj ka kërkuar nga faktori politik shqiptar në Mal të Zi që të orientohen në linjë me politikën e jashtme të SHBA-ve.

Ai ka bërë thirrje që politikanët shqiptarë të përcaktohen në qëndrimin pro amerikan dhe pro evropian.

“Në këtë kontekst konsiderojmë që formimi i qeverisë së re të Malit të Zi, përpos që reflekton vullnetin qytetar dhe pluralizmin politik, duhet pashkëputshëm të mishërojë vlerat pro perëndimore, që lidhen me NATO-n, integrimin evropian, fqinjësinë e mirë dhe refuzimin e ndikimeve dhe ndërhyrjeve të jashtme destruktive nga ana e Serbisë dhe partnerit të saj, Rusisë”, ka shkruar Haradinaj.

/GazetaSinjali/