image Haradinaj: Thellësisht i tronditur nga lajmi për vdekjen tragjike të katër të rinjve në aksidentin e mbrëmshëm

Sociale

Haradinaj: Thellësisht i tronditur nga lajmi për vdekjen tragjike të katër të rinjve në aksidentin e mbrëmshëm

news image

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas aksidentit të mbrëmshëm që ka ndodhur në magjistralen Ferizaj-Shtime, raporton Gazeta Sinjali.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, i ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.

Ai ka thënë se është thellësisht i tronditur pas vdekjes së të rinjve në këtë aksident.

“Thellësisht i tronditur nga lajmi për vdekjen tragjike të katër të rinjve nga aksidenti mbrëmë në magjistralen Ferizaj – Shtime. Ngushëllime të sinqerta për familjet që humbën më të dashurit e tyre dhe shërim sa më të shpejt për të lënduarit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

/GazetaSinjali/