Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas aksidentit të mbrëmshëm që ka ndodhur në magjistralen Ferizaj-Shtime, raporton Gazeta Sinjali.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook, i ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.
Ai ka thënë se është thellësisht i tronditur pas vdekjes së të rinjve në këtë aksident.
“Thellësisht i tronditur nga lajmi për vdekjen tragjike të katër të rinjve nga aksidenti mbrëmë në magjistralen Ferizaj – Shtime. Ngushëllime të sinqerta për familjet që humbën më të dashurit e tyre dhe shërim sa më të shpejt për të lënduarit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.