Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, me rastin e 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Me këtë rast, ai tha se figurat që kanë kontribuar për Kosovën, duhen kujtuar.
“Janë qindra mijëra njerëz që duhet kujtuar gjithmonë e në çdo përvjetor të pavarësisë. Shqiptarë që ndër breza dhanë nga jeta e tyre, nga gjaku i tyre, nga pasuria e tyre, për të sotmen e Kosovës”.
“Përjetësisht nderim për gjithë të rënët për liri dhe gjithë ata që kontribuuan ta gëzojmë këtë ditë”, shkroi Haradinaj.
Ai shton se vetëm duke e kujtuar e nderuar të djeshmen, e respektojmë dhe e nderojmë Kosovën e sotme të pavarur.
“Në këtë përvjetor të 15-të të Pavarësisë së Kosovës, lavdi të gjithë atyre që ranë për lirinë e saj”, përfundon Facebook.