image Haradinaj: Task-Forca për kërkim-shpëtim e Ushtrisë së Kosovës të niset drejt Kroacisë

Kosovë

Haradinaj: Task-Forca për kërkim-shpëtim e Ushtrisë së Kosovës të niset drejt Kroacisë

news image

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga institucionet e vendit që ta ndihmojnë Kroacinë pas tërmetit që ndodhi sot, shkruan Gazeta Sinjali.

Haradinaj ka kërkuar që të niset Task-Forca për kërkim-shpëtim e Ushtrisë së Kosovës drejt Kroacisë.

“Kroacia është në situatë kritike pas disa tërmeteve që ndodhën dy ditët e fundit. Si komb që kemi kaluar në të tilla situata me humbje njerëzore dhe shumë dëme materiale, kërkoj nga institucionet e Kosovës që të niset Task-Forca për kërkim-shpëtim e Ushtrisë së Kosovës drejt Kroacisë.

Në këto momente të vështira për popullin dhe institucionet e shtetit tonë mik, Kroacisë, shprehim ngushëllime familjeve që humbën të afërmit e tyre, dhe lutemi për shërimin e të lënduarëve. Mbetemi me shpresë se që kjo situatë e rëndë, të përfundojë me sa më pak viktima”, shkroi Haradinaj në Facebook./Gazeta Sinjali/