image Haradinaj takohet me Kosnett, i paraqet nevojën për një marrëveshje me njohje reciproke

Kosovë

Politikë/ Haradinaj takohet me Kosnett, i paraqet nevojën për një marrëveshje me njohje reciproke

news image

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ku diskutuan për qëndrimin e Kosovës përkrah SHBA-ve dhe për nevojën e një marrëveshjeje finale për njohje reciproke.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook, ka treguar për takimin e tij me ambasadorin Kosnett.

”Ambasadorit Kosnett i thash se është i mirëseardhur dhe i nevojshëm aktivizimi i SHBA-ve në dialog. Shtetet e Bashkuara nuk duhet të barazojnë Kosovën me Serbinë si palë sepse orientimet tona në politikë të jashtme kanë kahje të kundërta. Përderisa Kosova stoikisht qëndron prapa SHBA-ve në të gjitha sfidat globale, Serbia vazhdon që të jetë sateliti dhe arma kryesore e Rusisë në Evropë”, ka shkruar Haradinaj.

Ndërsa, thekson se i ka paraqitur ambasadorit Kosnett nevojën për një marrëveshje finale me njohje reciproke, raporton Gazeta Sinjali.

“I paraqita Ambasadorit Kosnett nevojën për marrëveshjen finale që rezulton në njohje reciproke në kufijtë ekzistues dhe kjo duhet të përmbyllet sa më shpejtë”, ka shkruar Haradinaj.

Por, Kosnett përmes një postimi të bërë nga ambasada amerikane në rrjetin social Facebook, u ka bërë të qartë edhe njëherë liderëve politikë se taksa ndaj produkteve serbe duhet të hiqet./Gazeta Sinjali/