image Haradinaj: Synojmë që me bashkëqeverisje të marrim një nga pozitat e para shtetërore

Politikë

Haradinaj: Synojmë që me bashkëqeverisje të marrim një nga pozitat e para shtetërore

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur se partia e tij nuk pretendon të jetë e para në zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Gazeta Sinjali.

Haradinaj tha se ky subjekt politik shpreson që të arrijë disa ulëse në Kuvend me të cilat pretendon të arrijë njërin nga postet kryesore.

“Ne pretendojmë të futemi në bashkëqeverisje pasi e dimë se nuk mund të arrijmë vendin e parë. Me anë të marrëveshjes qeverisëse synojmë të marrim njërën nga tri pozitat e para shtetërore”, tha ai në tvdukagjini.

I pari i AAK-së u shpreh se orientimi i tij për postin e presidentit lidhet me disa objektiva e njëra ndër to është përballja me Serbinë.

“E para është përballja me Serbinë në planin e jashtëm. Pastaj objektiv është çështja e sigurisë në përgjithësi deri në anëtarësimin në NATO. Është çështja e unitetit të brendshëm. Të gjitha këto lidhen me respektimin e Kushtetutës dhe unitetit të vendit”,shtoi ai./Gazeta Sinjali/