image Haradinaj: Sulmi terrorist në veri u sponzorizua nga Serbia, hetimi ndërkombëtar i domosdoshëm

Politikë

Haradinaj: Sulmi terrorist në veri u sponzorizua nga Serbia, hetimi ndërkombëtar i domosdoshëm

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në tryezën e organizuar nga Grupi Parlamentar i këtij subjekti për situatën e sigurisë në vend pas sulmit terrorist në veri, ka thënë se sulmi është kualifikuar si sulm terrorist, sikurse edhe Serbia si sponsore e këtij sulmi.

Haradinaj ka thënë me këtë rast se me ligjin ndërkombëtar, dënohet edhe sulmi terrorist edhe sponzorizuesi.

“Ajo që ka ndodh në veri të vendit të dielën, është sulm terrorist, pra kualifikohet si terrorizëm. Po ashtu, në bazë të gjitha të gjeturave deri sot, Serbia kualifikohet si sponsore e këtij sulmi terrorist. Në pikëpamje të ligjit ndërkombëtar, terrorizmi dhe sponsorët e tij dënohet, ndërsa është interes i paqes në rajon që bashkësia ndërkombëtare ta marrë një pozicion të qartë që ndëshkon Serbinë, kjo mund të ndodh përmes një hetimi ndërkombëtar”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se Kosova nuk duhet asnjëherë të heqë dorë nga qëllimi për arritjen e paqes, sikurse të mos humbim fokusin nga obligimet e marra.

“Kosova nuk duhet asnjëherë të harrojë dhe me e humb fokusin nga obligimet e marra, do të thotë nga plani franko-gjerman, i përkrahur nga Amerikanët dhe i cili parasheh të drejta për komunitetin serb në Kosovë bazuar në kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Ne nuk duhet të heqim dorë nga qëllimi ynë në këtë rast i arritjes së paqes në Kosovë e rajon, sepse e dimë që përmes avancimit të marrëveshjes së arritur e avancojmë edhe statusin tonë ndërkombëtar dhe euroatlantik. Interesi ynë është partneriteti për paqe dhe procesi drejt NATO-s, marrja e njohjeve, përmbyllja e kandidaturës sonë dhe anëtarësimi në KIE dhe në OKB e që është proces i vështirë”, ka shtuar Haradinaj.

Ai i ka përgëzuar institucionet e Kosovës për punën që kanë bërë në ditën kur është kryer sulmi terrorist.

“I përgëzojë institucionet e Kosovës për punën që kanë bërë në ditën kritike, do të thotë policinë, inteligjencën dhe të gjitha institucionet e sigurisë. Sigurisht ka vend për analiza dhe për të nxjerrë mësime, po ashtu i falënderojmë edhe institucionet e Bashkësisë Ndërkombëtare, por meqë është sot tryeza e parë që e kemi thirr dhe i dedikohet sigurisë, nderojmë me një minutë heshtje heroin më të ri të Kosovës, Afrim Bunjaku”, ka përfunduar Haradinaj.

/GazetaSinjali/