image Haradinaj: Sulmi i Iranit akt i rëndë agresioni ndaj SHBA-së

Kosovë

Reagim/ Haradinaj: Sulmi i Iranit akt i rëndë agresioni ndaj SHBA-së

news image

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova qëndron e palëkundur në mbështetje dhe përkrahje të ShBA-së.

“E dënojmë sulmin e Iranit ndaj bazave ushtarake amerikane në Irak dhe e vlerësojmë këtë sulm si akt i rëndë agresioni ndaj ShBA-ve”, është shprehur Haradinaj.

“Njëkohësisht institucionet e Kosovës, janë duke i përcjellur me vëmendje këto zhvillime që prekin edhe jetën e qytetarëve tanë, të cilët punojnë përkrah trupave amerikane në këto baza. Qeveria e vendit qëndron përkrah ShBA-ve, në ofrimin e paqes dhe sigurisë ne botë”, ka thënë ai./Gazeta Sinjali/