Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka zhvilluar një bisedë me ambasadorin e Çekisë.
Gjatë kësaj bisede, ministrja Haradinaj-Stublla ka theksuar se Kosova është mirënjohëse për angazhimin e Çekisë.
“Në bisedë me Ambasadorin e Çekisë në Kosovë z. Pavel Bilek, theksova se Kosova është mirënjohëse për angazhimin e Çekisë në mbështetje të konsolidimit ndërkombëtar, në procesin e integrimeve Euro-Atlantike si dhe në proceset e demokratizimit dhe rimëkëmbjes së vendit, ka shkruar Haradinaj-Stublla. /Gazeta Sinjali/