image Haradinaj - Stublla: Vuçiq po e shkel marrëveshjen, Serbia mbetet partner jo i besueshëm

Politikë

Haradinaj – Stublla: Vuçiq po e shkel marrëveshjen, Serbia mbetet partner jo i besueshëm

news image

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla, ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është duke e shkelur pikën 15 të marrëveshjes së nënshkruar mes dy shteteve në Washington, e cila ia ndalon Serbisë fushatën për çnjohjet e Pavarësisë së Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo pikë, sipas saj, u shkel nga Vuçiq i cili e falënderoi ambasadorin palestinez për “qëndrim parimor për mosnjohjen e Kosovës”. Andaj, kryediplomatja kosovare vlerëson se Serbia mbetet një partner jo i besueshëm i Kosovës.

“Kosova po i ndjek me shqetësim veprimet destruktive të presidentit Aleksandar Vuçiq që po shkel pikën e 15-të të Marrëveshjes së Washingtonit, të ndërmjetësuar nga Presidenti i SHBA-së. Sot ai falënderoi ambasadorin palestinez, Nabhan, për ‘qëndrimin parimor për mosnjohjen e Kosovës. Fatkeqësisht, Serbia mbetet partner jo i besueshëm”, ka shkruar ajo në Twitter.

Në pikën e 15-të të marrëveshjes theksohet se Serbia duhet të ndalë fushatën e çnjohjeve për Kosovën për një periudhë njëvjeçare. Në këtë pikë po ashtu, Kosova u zotua të mos kërkojë anëtarësime në organizata ndërkombëtare për periudhën e njëjtë./Gazeta Sinjali/