image Haradinaj-Stublla optimiste për liberalizimin e vizave: Gjermania gjithmonë ka sjellë lajme të mira

Politikë

Haradinaj-Stublla optimiste për liberalizimin e vizave: Gjermania gjithmonë ka sjellë lajme të mira

news image

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka shkruar për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Haradinaj-Stublla tha se korriku i këtij viti shënon dy vjetorin prej kur Komisioni Evropian ka konfirmuar se Kosova ka përmbushur kriteret e kërkuara për liberalizim.

Tutje, ministrja tha se gjatë presidencës gjermane të Bashkimit Evropian do të mbyllet suksesshem lëvizja e lirë për qytetarët e Kosovës.

“Pritjet tona janë të larta për këtë kryesim. Energjia dhe vëmendja e Gjermanisë gjithmonë ka sjellë lajme të mira për Kosovën”, ka shkruar Haradinaj-Stublla. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/melizaharadinajstublla/photos/a.105846657828069/128063535606381/?type=3&theater