image Haradinaj-Stublla: Merkel dhe Haradinaj ‘luftuan’ kundër ndarjes së Kosovës

Politikë

Haradinaj-Stublla: Merkel dhe Haradinaj ‘luftuan’ kundër ndarjes së Kosovës

news image

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla e ka akuzuar u.d e kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj për agjendën e ndarjes së Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Haradinaj-Stublla i reagoi Hoxhajt pasi që ai tha se ish-kryeministri dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka prishur Kosovës punët me Evropën.

Sipas saj, i pari i AAK-së kishte luftuar krah për krah me kancelaren gjermane Angela Merkel kundër aventurës së PDK-së për ndarjen e Kosovës.

“Deklarata e djeshme e ushtruesit të detyrës partiake konfirmon se ndarja e Kosovës mbetet ende në agjendën e tyre, si trashëgimi e vazhdueshme politike, po njësoj si në kohën e korrigjimit të kufijve dhe presionit të brendshëm për heqje të taksës 100%. Le t’ia kujtojmë atij sot e të tjerëve nesër, se kush në të vërtetë na i prishi punët me Evropën në kohën kur Angela Merkel ‘luftoi’ krah për krah me Kryeministrin Ramush Haradinaj kundër aventurës së tyre për ndarjen e Kosovës! Populli nuk harron…

Keqardhje për disa njerëz që asnjëherë nuk arrijnë të dalin nga petku i ushtruesit të detyrës”, shkroi ndër të tjera Haradinaj-Stublla në Facebook./Gazeta Sinjali/