image Haradinaj-Stublla: Kosova ka ndërtuar partneritet të qëndrueshëm me Hungarinë

Politikë

Haradinaj-Stublla: Kosova ka ndërtuar partneritet të qëndrueshëm me Hungarinë

news image

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla, sot priti në takim Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Márkusz László.

Me këtë rast, Ministrja Haradinaj Stublla tha se Kosova ka ndërtuar ndër vite partneritet të qëndrueshëm me Hungarinë, si një nga shtetet e para që e ka njohur pavarësinë e vendit tonë.

“Me mirënjohjën me të thellë për gjithë mbështetjen që Hungaria i ka dhënë Kosovës, veçanërisht përkrahjen në procesin e liberalizimit të vizave, ritheksova nevojën për intensifikimin e përpjekjeve për përshpejtimin e këtij procesi”, tha ministrja e Jashtme e Kosovës.

Në këtë takim u bisedua edhe për koordinimin e mëtutjeshem të bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve./Gazeta Sinjali/