image Haradinaj-Stublla: Koha e kompromiseve të Kosovës ka mbaruar

Politikë

Haradinaj-Stublla: Koha e kompromiseve të Kosovës ka mbaruar

news image

Shefja e diplomacisë kosovare Meliza Haradinaj-Stublla, ka pritur në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger, me të cilin ka biseduar mbi zhvillimet politike dhe dialogun për marrëveshje finale me Serbinë.

Ajo me këtë rast theksoi nevojën për vizion strategjik nga BE-ja për të vazhduar momentumin e krijuar në Washington me marrëveshjen e normalizimit ekonomik, si dhe për të përmbyllur dialogun me Serbinë me njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

Kryediplomatja kosovare tha se koha e kompromiseve të Kosovës ka mbaruar.

“Tani është radha e Serbisë të dëshmojë përkushtim serioz nëse e dëshiron ecjen përpara drejt Bashkimit Evropian – rrugë e cila kalon nëpër Kosovë”, tha Haradinaj-Stublla.

Në rrafshin bilateral, shefja e diplomacisë së Kosovës dhe ambasadori i Austrisë u zotuan të forcojnë bashkëpunimin ekonomik përmes mbrojtjes dhe nxitjes së investimeve austriake në Kosovë, thuhet në komunikatë. /Gazeta Sinjali/