image Haradinaj-Stublla bisedon në telefon me ministrin kanadez, konfirmohet miqësia dhe mbështetja mes dy vendeve

Kosovë

Haradinaj-Stublla bisedon në telefon me ministrin kanadez, konfirmohet miqësia dhe mbështetja mes dy vendeve

news image

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka zhvilluar një telefonatë me ministrin e Jashtëm të Kanadasë, François-Phillipe Champagne, raporton Gazeta Sinjali.

Haradinaj-Stublla tha se diskutuan për momentumin e rëndësishëm të krijuar në rajon me Marrëveshjen e Zotimeve për Normalizim Ekonomik, aspiratën e Kosovës për integrim të plotë në strukturat Euro-Atlantike, si dhe situatën me pandeminë.

“Ministri Champagne nga ana e tij më konfirmoi miqësinë e qëndrueshme mes Kosovës dhe Kanadasë, duke shprehur gatishmërinë për vazhduar përkrahjen edhe më substanciale për Kosovën dhe popullin e saj”, shkroi ajo në profilin e saj në Facebook. /Gazeta Sinjali/