image Haradinaj sqaron pse e pyeti kryeministrin Kurti “Mos je njeri i Serbisë?”

Politikë

Haradinaj sqaron pse e pyeti kryeministrin Kurti “Mos je njeri i Serbisë?”

news image

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, në Bruksel, i cili tha se ka kriminelë të luftës dhe të paqes në Ballkanin Perëndimor, tha se deklaratat e Kurtit i kanë shërbyer Serbisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Haradinaj tha se kur një kryeministër flet kështu në një shtet ndërkombëtar, atëherë duhet të ketë reagime, gjersa shtoi se kreu i qeverisë ka folur me gjuhën e Serbisë.

Madje Haradinaj gjatë një seance në Kuvend, e kishte pyetur Kurtin “Mos je njeri i Serbisë?”.

“Kurti nuk e ndau Kosovën nga ajo deklaratë. Unë si ish-kryeministër nuk mund të mos e vlerësojë drejtë dëmin që kjo deklaratë i bënë Kosovës…Kurti foli me gjuhën e njëjtë për pjesëmarrësit në luftëra si për Mlladiqin, si për Serbinë si për mua”, tha ai,

“Ai ka folur me gjuhën e Serbisë e të Vuçiqit. Deklaratat e Kurtit në Bruksel i shërbyen Serbisë dhe këto i kanë bërë dëm Kosovës”, tha Haradinaj në RTV Dukagjini.

Sipas Haradinajt, Kurti, në Bruksel, e ka barazuar Kosovën me Serbinë. /Gazeta Sinjali/