Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se spitalet dhe Qendrat e Mjekësisë Familjare kanë mungesë të barnave esenciale dhe mjeteve elementare, shkruan Gazeta Sinjali.
Haradinaj thotë se ka zhvilluar biseda me kryetarët e komunave të Kosovës, të cilët thotë se janë mobilizuar, por janë të shqetësuar për mungesën e barnave nga lista esenciale deri ta mjetet elementare.
“Ata u shprehen se janë të mobilizuar dhe falënderues për kujdesin e qytetareve, personelit mjekësor, Ushtrisë, Policisë së Kosovës dhe shtabeve emergjente, që janë në vijën e parë të frontit! Shqetësim i tyre mbetet se ka mungesë nga lista esenciale e barërave deri te mjetet elementare, për të pajisur Spitalet Regjionale dhe QKMF-të”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Ish-kryeministri thotë se kryetarët e komunave kërkuan furnizim me barëra, maska e mjete tjera mbrojtëse, dezinfektim të hapësirave publike dhe pako ushqimore për skamnorët.
“Do të mbetemi në gjendje gatishmërie, në përkrahje të njëri-tjetrit. Të bashkuar e kalojmë këtë gjendje”, ka përfundura Haradinaj./Gazeta Sinjali/