Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vdekjes së futbollistit 17 vjeçar, Erion Kajtazi.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka ngushëlluar familjen shoqërinë dhe të gjithë qytetarët.
“I pikëlluar thellë nga lajmi për vdekjen në moshë aq të re të futbollistit të FC Trepça ’89, Erion Kajtazi”.
Postimi i plotë:
“I pikëlluar thellë nga lajmi për vdekjen në moshë aq të re të futbollistit të FC Trepça ’89, Erion Kajtazi.
Ngushëllime familjes Kajtazi, kolegëve sportistë, FC Trepça ’89, dhe të gjithë atyre që e njohën nga afër.
U prehsh në paqe, Erion”!