image Haradinaj shkon për ngushëllime te familjet e dy nxënësve të vrarë në Gllogjan

Politikë

Haradinaj shkon për ngushëllime te familjet e dy nxënësve të vrarë në Gllogjan

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shkuar për ngushëllime te familjet humbën familjarët e tyre në sulmin që ndodhi mbrëmë në Gllogjan të Deçanit, shkruan Gazeta Sinjali.

Haradinaj vizitoi familjet Mustafaj dhe Hamzaj në Gllogjan teksa u shprehu ngushëllime familjarëve.

“Është e padrejtë kjo që ka ndodh dhe shumë e dhimbshme. Biseduam që nuk kemi me u ndalë duke punuar që të vendoset drejtësia në këtë rast. Njëkohësisht do të punojmë që të forcohet rendi dhe ligji që kurrë askush të mos mundet që të rrezikoj dikë”, tha ai.

/GazetaSinjali/