Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar familjen e policit të vrarë në Veri, Afrim Bunjaku.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se polici Bunjaku ra në mbrojtje të paqes, sigurisë dhe jetës së qytetarëve te Kosovës.
“Qëndrova për ngushëllim në familjen e policit të vrarë Afrim Bunjaku, i cili ashtu si heronjtë dikur në luftën për liri, ra hero në mbrojtje të paqes, sigurisë dhe jetës së qytetarëve të Kosovës.” – ka shkruar Haradinaj.