image Haradinaj shkon për ngushëllim në familjen e vëllezërve Arifaj që u goditën nga treni në Gjermani

Kosovë

Haradinaj shkon për ngushëllim në familjen e vëllezërve Arifaj që u goditën nga treni në Gjermani

news image

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjen Arifaj nga Deçani e cila tragjikisht humbi dy djemtë, Hasanin dhe Blerianin, pasi u goditën nga treni në Gjermani, shkruan Gazeta Sinjali.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook shpreson se tragjedi të tilla të mos përjetojë Kosova më.

“Në Ratish të Epërm për ngushëllime te familja Arifaj. Duke e ndjerë dhembjen e tyre, shpresojmë që tragjedi të tilla të mos përjetojmë më. Hasani e Bleriani, u prehshin në paqe!”, shkroi ai.

Kujtojmë që tri ditë më parë, dy vëllezër nga Komuna e Deçanit, banorë të Gjermanisë, njëri 13-vjeçar e tjetri 17-vjeçar, kanë vdekur pasi janë goditur nga treni. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/2170014383122964