image Haradinaj Selimit: Mashtrues ordiner, ju kam ditë për burrë

Kosovë

Politikë/ Haradinaj Selimit: Mashtrues ordiner, ju kam ditë për burrë

news image

Deputeti nga radhët e Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, e ka quajtur deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, mashtrues ordiner.

“Rexhë, dola edhe një herë përballë me të këqyrë në sy, se po më vjen shumë mërzi kur po fol pas shpine. I kom disa miq këtu në sallë, i kom marrë për burra, po për që janë mashtrues ordinerë si Rexhep Selimi, e kom ditë, por jo që je qekaq, bravo t’koftë, bashkë me një koleg tëndin që ke prezent”, tha Haradinaj.

Sipas Haradinaj, me votimin e mocionit për përshpejtimin e shqyrtimit të buxhetit, qeveria tregoi se është amatore dhe se i “tradhtoi miqt” duke ju referuar opozitës, për të cilën tha se qeveria do të ketë nevojë sërish.

“Nuk bëtë mirë hiq me këtë sjellje që e batë. Nuk patë kurrkush vullnet me e blloku, po pati vullnet me ju përkrahë. Zonja Kryetare jeni dakordu pas mbledhjes së kryesisë dhe shefave të grupeve parlamentare me i informu deputetët, me u pa prapë. Pse nuk i thirre? Se ke pas edhe një herë me u taku me ta dhe me e gjete një zgjidhje, sepse kem pro një zgjidhjeje. Që jeni amatera në qeveri, kjo dihet se po shiheni. Por, mos u fshehni prej koronavirusit se nuk është arsye ajo pse jeni këtu, e dini më mirë se unë. Nuk keni afate ligjore për buxhet dhe për këtë arsye e bëtë këtë sjellje. Mendoj që kemi me ju dashtë prapë në të ardhmen, këtë mbajeni në mend, këtu do të jemi. Mos i hupni miqt se ju vyen edhe këtë dijeni, se për mik njeri kaniherë hyn në zjarr, se ju numrat i keni, e dimë, nuk keni pas nevojë me bo këso fiskultura”, tha deputeti i AAK-së. /Gazeta Sinjali/