image Haradinaj: S'bën mirë gjyqësori ta ndalojë kandidimin për deputet, tanët do t'i zëvendësojmë

Kosovë

Haradinaj: S’bën mirë gjyqësori ta ndalojë kandidimin për deputet, tanët do t’i zëvendësojmë

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe kandidati për President, Ramush Haradinaj, e ka vlerësuar të çuditshme vendimin e KQZ-së, për moscertifikim të disa kandidatëve për deputetë.

Haradinaj ka thënë se si demokraci e re që është Kosova, nuk është mirë që gjyqësori ta pengojë kandidimin e njerëzve për deputetë.

“Ajo çfarë më shqetëson po E quaj një konfuzion të vendimeve për me penguar dikë për kandidim. S’mendoj që na bërë mirë si demokraci e re ndërhyrja e gjyqësorit me penguar kandidimin qoftë të z. Kurti, Dreshaj apo çdo kujt tjetër”, ka thënë Haradinaj në një deklarim për medie gjatë vizitës në Podujevë, raporton EO.

Për kandidatët e moscertifikuar  nga radhët e AAK-së, ai ka thënë se do të zëvendësohet, pasi sipas tij s’është e arsyeshme që të vazhdohet një betejë ligjore. “Do t’i zëvendësojmë ata që s’kalojnë, është e çuditshme se si kemi ardhur deri në këtë shkallë që për një dënim në komunikacion mos me mund me kandiduar”, tha Haradinaj, transmeton Gazeta Sinjali.

I pyetur për deklaratën e kandidatit për kryeministër nga PDK-ja, Enver Hoxhaj, i cili tha se Haradinaj la Kosovën pa viza, Haradinaj s’ka komentuar shumë, duke u shprehur “E dua shumë, është njëri shumë i mirë”, tha Haradinaj.

/Gazeta Sinjali/