image Haradinaj: Gabim që ia rrita pagën vetes, s`e kam ditur

Kosovë

Qesharake/ Haradinaj: Gabim që ia rrita pagën vetes, s`e kam ditur

news image

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj e ka bërë një deklaratë qesharake, duke pranuar se rritja e pagës për veten ka qenë gabim.

Ai madje ka thënë se nuk e ka ditur se si rritet paga, shkruan Sinjali.

“Kam bërë gabim. Kam bërë një lëshim procedural realisht, se nuk e kam ditur as si rritet paga”, ka thënë Haradinaj në KTV, duke insistuar se kjo nuk është pjesë e fushatës së tij.

Ai ka thënë tutje se “megjithatë nga Ligji për Paga që hyn në fuqi më 1 nëntor, vetëm një pagë është zvogëluar, ajo e kryeministrit”.

“Kam të hyra më shumë se sa që i shpenzoj aktualisht”, ka thënë Haradinaj. /Sinjali