image Haradinaj reagon për vjedhjen e bustit të Smajl Hajdarajt

Kosovë

Pejë/ Haradinaj reagon për vjedhjen e bustit të Smajl Hajdarajt

news image

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka reaguar pas vjedhjes së bustit të luftëtarit të UÇK-së dhe veprimtarit të LDK-së, Smajl Hajdarajt në oborrin e shkollës që mbanë emrin e tij, në Pejë.

Haradinaj e ka quajtur këtë akt të shëmtuar.

Ai ka kërkuar nga organet e rendit dhe autoritetet përkatëse që sa më parë ta zbardhin këtë vepër kriminale dhe t’i sjellin para drejtësisë kryesit e saj.

“Para familjes dhe miqve të Smajlit, zotohemi se Qeveria e vendit, do të angazhohet, që emri dhe vepra e tij të çmohet dhe respektohet”, ka shkruar Haradinaj.

Busti i Smajl Hajdarajt është vjedhur para dy ditësh.