image Haradinaj reagon për tërmetin në Turqi – injoron problemin me Erdoganin

Kosovë

Tërmeti/ Haradinaj reagon për tërmetin në Turqi – injoron problemin me Erdoganin

news image

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm që goditi mbrëmë Turqinë, ku si pasojë mbetën dhjetëra të vdekur e mijëra të lënduar.

Haradinaj ka thënë se institucionet e Kosovës janë të gatshme për ndihmat e nevojshme humanitare, përfshirë edhe njësitë operacionale nga FSK-ja, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, ka thënë se Kosova në këtë tragjedi qëndron pranë shtetit të Turqisë.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1578028605654881?__xts__[0]=68.ARAgMWbS9PZr5Z068TvjP9HTxt7lSJ5mUeCMDoM4hJGnRRa9u7PjADjq4yttvyy7DVte1H3Qss00MY2bNq1tc9WNsGwxfMAsMq2jCclL_eR0-12QrQhd_DJ_s7R1bJ4EEApd015zya6bJEHRo6_oXvKH5txRfxw6QPZeEWcmt9P9ATuo0W1aBsHcvc04OWrnYlY6GX56Awud1FpKzgLINs4aG0MV7Ggyznc_bDNLsLTr9LNFLYO3clQNCYwuL2kjwZdogX419RI2kNl_r6IrwZSbhvCWZirtK48c8HEYI2zlDkjOQXIZ7WQsKokqS0s6EO2QaX7rsvmOhqqFqOmYdw&__tn__=-R

Ky reagim i kryeministrit në detyrë vjen 15 orë pasi që Turqia është goditur nga ky tërmet. Teksa i menjëhershëm ishte reagimi i presidentit të vendit, Hashim Thaçi, i cili mbrëmë përmes një shkrimi të publikuar në Twitter, ka thënë se Kosova është e gatshme të dërgojë njësitë operacionale nga FSK-ja.

Në fakt Haradinaj nuk ka aspak raporte të mira me Erdoganin. Këto raporte kishin filluar që nga koha e deportimit të gjashtë shtetasve të Turqisë, të cilët akuzoheshin nga shteti turk si anëtarë të organizatës së Fetullah Gylenit.

Shteti i Turqisë u godit mbrëmë nga një tërmet me magnitudë 6.9, ku si pasojë mbetën të vdekur 21 persona dhe mbi 1 mijë të tjerë të lënduar./Gazeta Sinjali/