Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka reaguar pas vrasjes në Prizren të Armenda Aliut – Veliajt.
Haradinaj ka shkruar se është prekur thellë nga vdekja tragjike e Armenda Veliajt, ndërsa u ka shprehur ngushëllime, familjes dhe miqve.
Bajram Veliaj, dyshohet se vrau me armë zjarri gruan e tij Armenda Veliajn, mbrëmë në rrugën “Hysni Morina” në Prizren. Burime të Sinjalit brenda Prokurorisë së Prizrenit, bëjnë me dije se vrasja dyshohet të ketë ndodhur në rrugë, konkretisht 100 metra larg shtëpisë së çifti./Sinjali/