Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas shpërthimit në Stamboll.
Haradinaj me anë të një postimi në Facebook ka deklaruar se shprehet i tronditur nga shpërthimi në Stamboll dhe se “aktet e tilla qyqare, na kujtojnë edhe njëherë që bota duhet të jetë bashkë”.
Postimi i plotë i tij:
I tronditur nga shpërthimi i sotëm në Stamboll.
Aktet e tilla qyqare, na kujtojnë edhe njëherë që bota duhet të jetë bashkë, e demokratizuar dhe e zëshme kundër dhunës dhe terrorit.
Lutemi për viktimat, të lënduarit dhe familjet e tyre. Qëndrojmë pranë Turqisë në këtë ditë të kobshme.