image Haradinaj: Qytetarët do ishin gëzu me na ra koronavirusi

Kosovë

Politikë/ Haradinaj: Qytetarët do ishin gëzu me na ra koronavirusi

news image

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se qytetarët do të gëzoheashin nëse do të infektoheshin deputetët me koronavirus.

“E di që shumica e qytetarëve bile ishin gëzu me bo me na ra virusi”, tha duke qeshur Haradinaj, në Kuvendin e Kosovës.

Në Kuvend është duke u mbajtur seanca e jashtëzakonshme për projktbuxhetin e vitit 2020.

Deri tani në Kosovë, janë konfirmuar tri raste të prekura me koronavirus, një 77 vjeçar, një 39 vjeçar nga Vitia dhe një 20 vjeçare, shtetase italiane që kishte punuar në Klinë./Gazeta Sinjali/