Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se vendimi i Qeverisë Kurti për pezullimin e taksës prej 5 eurosh për tiketa me rastin e regjistrimit të automjeteve, u bë vetëm për shkak të frikës, të cilën thotë se kjo qeveri e kishte nga protestat.
Ai thotë se qeveria e ka kuptuar nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë që po organizohen protesta me vetura, për të bllokuar të gjitha rrugët, derisa të hiqej ajo taksë, raporton Gazeta Sinjali.
Haradinaj në TV Dukagjini tha se kjo taksë nuk do të hiqej nëse nuk do të kundërshtohej edhe nga opozita./Gazeta Sinjali/