Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i ka shtruar dy pyetje interesante në fjalën e tij që e mori në parlament, transmeton Gazeta Sinjali.
Ai e ka pyetur kryeministrin Albin Kurti se a është rekrutuar nga shërbimet serbe gjatë kohës kur ka qenë i burgosur në burgje të Serbisë.
“I kam dy pyetje për kryeministrin. E para, a je i rekrutum prej shërbimeve serbe gjatë kohës kur ke qenë në burg, pra, a është Kosova më në rrezik prej teje apo nga çlirimtarët që e kanë mbajt pushkën në krah”.
“E dyta, tregona të lutem çka po i sjell Kosovës nga takimet në Bruksel”, ka qenë pyetja e dytë e Haradinajt.
Ndaj tij ka reaguar kryeparlamentari Konjufca, duke i thënë se kjo gjuhë nuk është e lejuar në Kuvend. /Gazeta Sinjali/