image Haradinaj publikon fotografi me Selimin: Këtu jemi

Kosovë

Haradinaj publikon fotografi me Selimin: Këtu jemi

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka postuar një foto ku shihet së bashku me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimin, shkruan Gazeta Sinjali.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, pas konfirmimit të aktakuzës së Selimit nga Gjykata Speciale, ka postuar një fotografi bashkë me këtë të fundit me përshkrimin “Këtu jemi”.

Ndërkohë, Rexhep Selimi pritet nesër që të niset për në Hagë pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale. /Gazeta Sinjali/