Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se janë në kontakte të vazhdueshme me KEDS-in lidhur me furnizimin me energji elektrike.
“Ne kemi pranuar njoftimet për probleme të vogla për shkak të mbingarkesës në Malishevë, Mushtisht, Klinë dhe Fushë Kosovë. Këto janë duke u trajtuar”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Ndërsa, për poblemet me energji elektrike në Matiqan, kryeministri në detyrë tha se janë rregulluar./Gazeta Sinjali/