Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e ndërrimit të Komandës së Njësisë së Specializuar Shumë-Kombëshe, Regjimentit të Karabinierëve, në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë. Me këtë rast ka thënë se roli KFOR-it vazhdon të mbetet i nevojshëm në vendin tonë.
Këtë koment, Haradinaj, e ka bërë në profilin e tij në Facebook, transmeton Gazeta Sinjali.